Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentat mafioz në Spanjë, vritet shqiptari me precedentë penalë

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë brenda një automjeti.

Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë.

Sipas burimeve policore që janë publikuar në mediat spanjolle, ngjarja ka ndodhur në rajonin Totana të Spanjës. Paraprakisht bëhet e ditur se shqiptari mund të jetë vrarë një javë më parë, por rruga pa lëvizje të shumta edhe për shkak të shtetrrethimit në kuadër të situatës covid, nuk ka bërë të mundur që ai të vihej re.

dyshimet e një banori, se një makinë prej një jave qëndronte e parkuar dhe nuk kishte lëvizur bënë që policia të shkojë në vendin e ngjarjes dhe të gjejë brenda mjetit trupin e pajetë.

Viktima kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

Nga hetimet e deritanishme, autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës. Hetuesit janë të bindur se vrasja e shqiptarit i ngjason stilit mafioz. Janë marrë ndërkohë kamerat e rrugës dhe vrasësit nga të dhënat e para mendohet se kanë qenë të veshur si police. I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet