Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjedhje dhe shkaktim aksidenti me makinë, pranga 2 personave në Vlorë

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 2 shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme.

Një nga personat akuzohet për vjedhje, ndërsa tjetri për shkaktim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 13.10.2020, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën Sazani, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet