Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina anti-Covid 99% efektive, universiteti i Oksfordit sjell rezultate më të mira

Ne nje mase 99% efektive po rezulton vaksina që po zhvillohet nga universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me firmës farmaceutike britanike AstraZeneka. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për nivelin më të lartë të efektshmërisë të arritur deri më tani nga një vaksinë kundër Covid-it.

Shkencëtarët e universitetit të Oksfordit publikuan të dhënat paraprake të fazës së dytë, tek të cilat konstatohet se vaksina ka krijuar një imunitet të fuqishëm për të penguar infektimin nga koronavirusi tek 99% e vullnetarëve ku u kryen provat.

Aktualisht, vaksina e Oksfordit po i nënshtrohet fazës së tretë të testimit tek njerëzit, ku monitorohet niveli i imunitetit të krijuar dhe shkalla e toksicitetit që mund të krijojë tek grupe të gjera njerëzish. Bëhet fjalë për shkallën përfundimtare para marrjes së aprovimit për prodhim.

Vaksina britanike rezulton edhe më efektive se dy amerikanet të krijuara nga Pfizer dhe Moderna që krijonin mbrojtje deri në 95%. Ato janë më përpara në fazat zhvillimore, pasi e kanë përmbyllur fazën e tretë të testimit tek njerëzit.

Vaksina e Oksfordit përdor variante të dobësuar virusesh të ftohjes, të cilëve në laborator i shtohet proteina që mbështjell Covid-19. Përmes kësaj mënyre synohet mbajtja në alarm e sistemit imunitar për të penguar infektimin me Covid-19. Dy vaksinat amerikane përdorin metodën e ARN-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet