U dërgua për kurim në Turqi, 24-vjeçarja humb betejën me sëmundjen e rëndë

Kosovë&Rajon
U dërgua për kurim në Turqi, 24-vjeçarja humb betejën

Thirrjet për ndihmë u përhapën në çdo cep të rrjetit, por shifra prej 300 mijë eurosh që nevojitej për kurimin e saj nuk u mblodh dot në kohë.

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute. Ajo nuk ka mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje duke mbyllur përgjithmonë sytë ditën e sotme.

Ibrahimi ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtim mjekësor. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar motra e të ndjerës për Gazetën Express.

Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.

ME TE LEXUARAT