Të ekstraduarit si gylenistë, OKB: Turqia të lirojë të dënuarit, Kosova t’i dëmshpërblejë

Kosovë&Rajon
Të ekstraduarit si gylenistë, OKB: Turqia të lirojë të

Grupi i Punës së OKB-së ka dënuar vendimin e Kosovës për ndalimin dhe ekstradimin e gjashtë turqve në mars 2018, të cilët u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total. Grupi i Punës së OKB-së e cilëson vendimin si arbitrar dhe të paligjshëm. E ndërsa godet dy vendet, si Kosovën për arrestimin dhe ekstradimin dhe Turqinë për dënimin, në vendim kërkohet që Prishtina të dëmshpërblejë qytetarët turq dhe Ankaraja t’i lirojë.

“Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan. Grupi konstaton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

VENDIMI I PLOTE I GRUPIT TE PUNES SE OKB

Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve” mbyllet deklarata.

Gjashtë turqit u arrestuan nga Kosova me kërkesë të Turqisë, pasi Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen, të cilin presidenti Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shtet në Turqi në vitin 2016.

ME TE LEXUARAT