Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpiku vaksinën 95% efektive, krijuesi tregon se kur do nisë vaksinimi në Europë

Këtë e tha shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95%.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar.

Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.

Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë.

Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi e njëjtë mes moshave të ndryshme”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet