Shkodër/ I vendosi gjobë për parkim të gabuar, i riu i thyen xhamin makinës së policisë! Arrestohet 37-vjeçari

Aktualitet
Shkodër/ I vendosi gjobë për parkim të gabuar, i riu i thyen

SHKODËR - Një 37-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i theu xhamin e makinës së policisë të cilët e gjobitën për parkim të gabuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Perash të Shkodrës ku policia gjobiti të riun pasi ai kishte parkuar makinën e tij në korsinë e biçikletave.

Më pas, 37-vjeçari me iniciale E.V. ka thyer xhamin e makinës së policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar efektivët.

"Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik" - njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë në Elbasan një 19-vjeçar me iniciale A.J. ka goditur efektivin e policisë për shkak të detyrës. Më pas ai u arrestua.

ME TE LEXUARAT