Shkeli urdhrin e mbrojtjes e kërcënoi me thikë dhe dhunoi gruan, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

Aktualitet
Shkeli urdhrin e mbrojtjes e kërcënoi me thikë dhe dhunoi gruan,

Një 41-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Ç. M., kishte shkelur dhe urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga gjykata, ndërsa rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin Ç. M., 41 vjeç, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT