Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rregulla të reja për udhëtimin në shengen? Ambasadori i BE: Ja cfarë ndodh nga viti që vjen

Vendet e BE do të vendosin në zbatim një sistem të ri për udhëtimin në to duke u nisur nga viti i ardhshëm.

Në Shqipëri ky vendim është komentuar si rikthim i vizave, por në fakt, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca thotë se nuk është kështu.

Në një intervistë për Deutsche Vvelle ai ka shpjeguar ndryshimet:

Dë: Zoti Ambasador, duke nisur nga janari 2021 hyn në fuqi një sistem i ri për udhëtimin në Zonën Shengen. Fillimisht ky lajm u interpretua si rikthim i regjimit të vizave për Shqipërinë. A i penalizon ky sistem qytetarët shqiptarë?

Luigi Soreca: Jam shumë i lumtur që ma bëtë këtë pyetje, sepse kjo më lejon të sqaroj, shpresoj njëherë e mirë, se çfarë është ky lajm i rremë. Nuk ka ndryshim në sistemin Shengen më 1 janar 2021. Nuk ka ndryshim nga liberalizimi i vizave në detyrim për viza më 1 janar. Ajo për të cilën po flasim është që në fund të vitit 2022, do të futet një sistem i ri autorizimi elektronik, jo vetëm për shqiptarët, por për 62 vende në mbarë botën, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë.

Shtetasit e këtyre vendeve që duan të hyjnë në zonën Shengen do të duhet të hyjnë në internet me pasaportat e tyre të vlefshme, duhen vetëm pak minuta, duhet të fusin të dhënat e tyre dhe pas pak minutash do të marrin një autorizim elektronik. Kostoja është 7 euro, por nuk do të zbatohet për njerëzit që janë nën 18 vjeç. Me këtë autorizim elektronik, pa shkuar në asnjë konsullatë, në asnjë ambasadë, do të shkojnë te porta hyrëse, do të kalojnë kontrollin dhe do të hyjnë në Zonën Shengen.

Pra, nuk ka penalizim për shqiptarët, nuk ka viza. Më lejoni të kujtoj se në më pak se një muaj do të festojmë 10-vjetorin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Kjo është e rëndësishme dhe sapo të mbarojë pandemia, shqiptarët do të përfitojnë përsëri plotësisht nga regjimi pa viza. Pra, lajme të rreme, dhe më lejoni të them, faqe të rreme interneti.

Më lejoni t’u them shqiptarëve që të kenë shumë kujdes, të mos bien pre e mashtrimeve në rrjet. Ka disa faqe interneti që u kërkojnë shqiptarëve që udhëtojnë në BE të aplikojnë në faqet e tyre. Mos e besoni këtë, këto janë të rreme. Asgjë nuk do të ndodhë deri në fund të vitit 2022.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet