Riformatimi i KED/ Gjykata Kushtetuese i dërgon Presidentit dhe Kuvendit emrat nga radhët e saj
Lajmifundit
/
19 Nëntor 2020, 15:25
Politikë

Në mbarim të mandatit të anëtarëve aktualë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rifomatimit të këtij institucionit, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar 4 emrat në radhët e saj që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtar në KED.
Në garë është Vitore Tusha, aktualisht gjyqtare me kompetencat e kryetarit të Kushtetuese.
Edhe gjyqtaret e tjera, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë në listën e paraqitur.