Rama thumbon Bashën nga Kavaja: Shyqyr, një demokrat që numëron tamam

Politikë
Rama thumbon Bashën nga Kavaja: Shyqyr, një demokrat që

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme banesat dhe pallatet që po rindërtohen në Kavajë prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Rama duket se ka kapur momentin për të thumbuar PD me një person për të cilin prentendonte se ishte demokrat.

Ai i tha se gjithçka shkonte perfekt në Kavajë si rindërtimi i shkollave edhe i spitaleve. Rama i surprizuar ka thënë se shyqyr që doli një demokrat që u numëron tamam dhe nuk harroi gjë.

Po ashtu ai e ka pyetur nëse partia nuk shkonte mirë, dhe më pas ka shtuar se avash avash ka kohë.

BISEDA NË KAVAJË

QYTETARI: Shkolla po, spitale po, gjithçka perfekt

RAMA: po pra po, po, shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shkolla po, spitale po, gjithçka po.Shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shyqyr që nuk harrove ndonjë.

RAMA: Partia s’është mirë ë? Avash avash, ka kohë, ka kohë

ME TE LEXUARAT