"Qeveria ka fshehur numrin e viktimave nga Covidi", Rama i përgjigjet Bashës

Politikë
"Qeveria ka fshehur numrin e viktimave nga Covidi", Rama i

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Ai është shprehur se deri më sot në vendin tonë janë më shumë se 1000 të vdekur dhe ai disponon listën me emrat e viktimave, të cilën e ka marrë nga morgu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Rama i ftuar në ‘Real story’ iu përgjigj kësaj deklarate të Bashës, me një përgjigje tipike të tij. kryeministri tha se PD bën vetëm shpifje dhe ndaj humbet gjithmonë në zgjedhje, rezultat ky që do të përsëritet sipas Ramës dhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh? Është pjesë e asaj që thashë, përpjekje për t’u fshehur, depresion, ankth nga ana e tyre, katastrofë. Ne nxjerrim çdo gjë në bazë të kritereve shumë të thjeshta.

Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyjnë në atë të përditshmen e tyre, shpif shpif gënje gënje se diçka do mbesi.

Këtë kanë bërë që ditën e parë që kanë humbur dhe prapë do humbasin. Përfytyro çfarë do na kishte gjetur nëse do kishim ende autoambulancat e tyre, me 3 rrota. Me barrelë pa këmbë. Atëherë e merrje urgjencën në telefon tani dhe vinte pas një jave”, tha Ram

ME TE LEXUARAT