“Plas” grushti në Kuvendin e Kosovës, nxehet debati për të zhdukurit gjatë luftës

Aktualitet

Debati ka degraduar ne dhune ne Parlamentin e Kosoves. Deputetët janë përfshirë sot në një përplasje fizike, raportojnë mediat vendase.

Në pamjet nga seanca duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Për shkak të situatës së krijuar, seanca është ndërprerë.

DEBATI:

Diskutimi për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës po përcillet me tensione të mëdha në mes të qeverisë dhe partive opozitare. Derisa kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti, nuk gjendet aty, përgjigje kritikave të opozitës po iu përgjigjet i vetëm zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit.

“Pom vjen marre prej juve. E lexoi veç atë qe i konvenoj asaj”, ka thënë Selmanaj për një deklaratë të deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevcit, e cila lexoi disa fjalë të zv.kryeministrit rreth të pagjeturve.

Selmanaj është përplasur edhe me Arbërie Nagavcin. Derisa kjo e fundit i ka kërkuar Selmanajt të ulet në vendin e tij.

“Ulu, kontrolloje veten”, ka thënë Nagavci.

Më pas deputetët kanë rrahur tavolinat si protestë gjatë fjalës së Selamajt.

“Zoti ka me ua kthy”, ka thënë Selmanaj mes zhurmës e brohoritjeve në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, Selamanaj është përplasur me Uran Ismailin e PDK-së, pasi ai ka pyetur pse kryeministri Avdullah Hoti injori seancën ku po flitet për të pagjeturit.

Selamanaj e arsyetoi kryeministri është në një takim virtual me presidentin francez, Emmanuel Macron.

ME TE LEXUARAT