Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me Covid-19.

Në mbledhjen, ku ishte i pranishëm edhe kryeministrin Zoran Zaev është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës.

Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë, Këshilli i Sigurisë vendosi që t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të krizës, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit”, tha Pendarovski.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet