Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH: Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën”-paralajmëroi shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës”, tha ai, duke theksuar se vaksinat nuk duhet të shihen si një “ilaç magjik”.

“Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina.”-përfundoi Michael Ryan.

Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar 56,247,982 persona me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë, 1,349,380 . SHBA-ja është vendi i parë në botë si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe të vdekurve, ku deri tani janë shënuar 11,527,483 të prekur dhe 250,520 të vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet