Ndërron jetë nga koronavirusi 67-vjeçari në spitalin e Pogradecit
Lajmifundit
/
19 Nëntor 2020, 17:50
Aktualitet

Ndërron jetë nga koronavirusi një 67-vjeçar nga Pogradeci.
Mësohet se i moshuari ishte i shtruar në infektiv në spitalin e Pogradecit pasi kishte shfaqur shenja të Covid.
Gjendja e tij është rënduar dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se 67-vjeçarit i ishte marrë tamponi sot nga stafi mjekësor teksa pas gjendjes së renduar i sëmuri nuk mundi të mbijetonte.
Situata e pandemisë në vend nuk po gjen përmirësim. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot një shifër rekord viktimash dhe të infektuarish.
Në 24 orët e fundit sipas të dhënave janë konfirmuar 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.