Ndalohet në Durrës 32-vjeçari nga Shkodra i shpallur në kërkim për “Mashtrim”

Aktualitet
Ndalohet në Durrës 32-vjeçari nga Shkodra i shpallur në

DURRËS

Policia e Durrësit ka ndaluar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT