Messi reagon ashpër: Jam i lodhur duke qenë gjithnjë problemi i të gjithëve

Sport
Messi reagon ashpër: Jam i lodhur duke qenë gjithnjë problemi i

Në fillim tentativa për një lamtumirë të bujshme, më pas një rikthim i sforcuar, kjo ishte një verë ndryshe për Leo Messin që për herë të parë më shumë u komentua për atë që bën jashtë fushe. “Pleshti” zgjodhi heshtjen duke mos preferuar të flas pa topin në këmbë, heshtje të cilën e thyen gjatë rikthimit në Barcelonë. Me dhjetëra gazetarë e prisnin në aeroport ku pyetjet e shumta bezdisën jo pak yllin argjentinas.

Një prej tyre ishte në lidhje me Grizmann, raportin që ka me sulmuesin francez, kujtojmë që pak kohë më parë ish agjenti i Griezmann, lëshoi disa akuza në drejtim të Messi: “Antonie shkoi në një klub ku Messi ka gisht mbi gjithçka, ai është perandori, monarku dhe nuk e priti mirë afrimin e Griezmann”, ishte shprehur ish agjenti i tij në një intervistë për “France Football”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Messi nuk e priti aspak mirë këtë pyetje duke iu përgjigjur shkurt: “Jam i lodhur duke qenë gjithnjë problemi i të gjithëve”. Messin e priste jashtë aeroportit bashkëshortja e tij dhe insistimi i gazetarëve bëri që Messi të acarohej: Çfarë bëni? Pas 15 orësh udhëtimi, tani më duhet që të jap shpjegime edhe përpara prokurorëve. Kjo është një çmenduri”, ka thënë Lionel Mesi kur po futej në makinën që drejtohej nga bashkëshortja e tij.

ME TE LEXUARAT