"Lufta kundër Covid nuk fillon në spital", Manastirliu ndan mesazhin sensibilizues

Politikë
"Lufta kundër Covid nuk fillon në spital", Manastirliu ndan

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e prof. Silvana Balës, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila bën apel të respektimin e masave të thjeshta.

Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital.

Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj. Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena!

Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala në mesazhin e publikuar nga Ministrja Manastirliu.

ME TE LEXUARAT