Lezhë, gruaja 50-vjecare kapet me 1.2 kg kokainë, shpallet në kërkim i shoqi

Aktualitet
Lezhë, gruaja 50-vjecare kapet me 1.2 kg kokainë, shpallet në

Nje grua 50-vjeçare eshte arrestuar me nje sasi kokaine diten e sotme ne Lezhe. Policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e saj, për shkak se akuzohen për trafikim kokaine.

Shtetasja Vera Preka., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Dod Markvukaj., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases:

– V. P., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë.

Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi D. M., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara së në Ishull, Lezhë, këta shtetas posedonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten shtetasen V. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë

ME TE LEXUARAT