"Lëvizjet nga qendrat e votimit", Lleshaj: Asnjë ankesë nuk është provuar

Politikë
"Lëvizjet nga qendrat e votimit", Lleshaj: Asnjë ankesë

Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas debatit dhe denoncimeve për zhvendosjen e gjendjes civile për të cilën opozita akuzon mazhorancën se po e përdor për interesa të saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Lleshaj thotë se në fillim të tetorit janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore dhe deri më tani asnjë ankesë konkrete për ‘’lëvizje nga qendrat e votimit’’ nuk është provuar.

Po ashu ai shton se nuk ekziston mundësia që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. Lleshaj akuzon opozitën se dikur i kanë bërë vetë këto kur ishin në pushtet dhe nga frika parazgjedhore dezinformojnë publikun.

STATUSI NGA SANDËR LLESHAJ

Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.

Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË!

ME TE LEXUARAT