Letra e PD për kamera në çdo qendër votimi, KQZ: Jemi duke bërë vlerësimin e kostove

Politikë
Letra e PD për kamera në çdo qendër votimi, KQZ: Jemi duke

Komisioni Qendror Zgjedhor i përgjigjet përmes një letre kërkesës së Partisë Demokratike që kërkonte informacion për ecurinë e punës së KQZ-së në lidhje me vendosjen e kamerave në qendrat e votimit dhe të numërimit të votave.

Në përgjigjen e saj, KQZ-ja sqaron se është duke bërë vlerësimin për kostot finaciare të këtij projekti si edhe aspekte të tjera teknike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhin i dërgoi KQZ dhe për dijeni, ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Delegacionit të BE-së në Tiranë, Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, një letër ku thuhej se sipas marrëveshjes së 5 qershorit të miratuar me ligj dhe më 23 korrik 2020 palët politike kanë rënë dakord për përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të.

Por, sipas PD ende nuk është marrë asnjë masë nga KQZ për mundësimin e aplikimit të sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.

Për këtë arsye PD i kërkoi kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit të marrë masa për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

ME TE LEXUARAT