Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kaluam shumë sfida bashkë”, pas dedikimit të Stresit, reagon Kejsi. Mesazhi i saj

Ditën e sotme Stresi ndau një foto me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes.

Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.

Kjo solli një reagim nga ana e Kejsit. “Nga rinia der në pleqni, sido tvij jeta je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime!”

Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat aluduan për një ndarje të mundshme mes tyre.

Megjithatë, Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet