Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Jam gjallë, nuk ua dëshiroj vdekjen “, reagon reperi shqiptar pasi e shpallën të vdekur

Reperi i njohur nga Kosova, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme. Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet