Infektohet me Covid prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote

Aktualitet
Infektohet me Covid prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote

Në Gjirokastër u raportuan sot 71 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mësohet se mes këtyre rasteve është edhe prefekti i qarkut të Gjirokastrës. Odise Kote ka rezultuar pozitiv me virusin.

Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.

Ndërkohë, në 3 spitalet Covid, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

ME TE LEXUARAT