I infektuar me Covid, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Patriarkut serb

Kosovë&Rajon
I infektuar me Covid, përkeqësohet gjendja shëndetësore e

Gjendja shëndetësore e Patriarkut serb Irenej është përkeqësuar ndjeshëm që nga dje, sipas një deklarate zyrtare publikuar nga Kisha Ortodokse serbe.

Në njoftim thuhet se mjekët që mbërritën nga Rusia po marrin pjesë gjithashtu në trajtimin e Patriarkut.

Kreu i Kishës Ortodokse serbe u shtrua në një spital ushtarak në Beograd më 4 nëntor, kur u testua pozitiv me koronavirus.

Fillimisht ai pati shenja të lehta, por u gjykua i nevojshëm shtrimi në spital për shkak të moshës së tij të thyer (90 vjeç).

Gjendja shëndetësore e Patriarkut Irenej filloi të përkeqësohej dje dhe tani, zyrtarisht, konsiderohet kritike. Këtë mëngjes, mediat serbe raportuan se Patriarku kishte ndërruar jetë.

Ky informacion u mohua nga Kisha serbe në një njoftim të ri, duke i karakterizuar botimet përkatëse si të pamoralshme.

ME TE LEXUARAT