Hungaria i dhuron Kosovës rroba e maska antiCOVID-19

Kosovë&Rajon
Hungaria i dhuron Kosovës rroba e maska antiCOVID-19

Rroba dhe maska mbrojtëse ndaj COVID-19 ka pranuar Ministria e Shëndetësisë si donacion nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Donacioni e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë e ka pranuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zemaj ka falënderuar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Jozsef Bencze, derisa thotë se këto ndihma forcojnë shëndetësinë e Kosovës në luftën ndaj pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj thotë edhe se spitalet janë të mbingarkuara ku i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohen masat e vendosura për mbrojtjen nga COVID-19.

“Këto ndihma janë më së të nevojshme për qytetarët tanë në luftën pandemike dhe në frontin e përbashkët në luftimin e Covid-19. Kjo na forcon, na jep kurajo të vazhdojmë tutje dhe ta rrisim kujdesin, mbi të gjitha me mjetet mbrojtëse, me masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, por edhe për qytetarët aty ku ne po mundemi që të iu dalim në ndihmë.”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj ka thënë se ky kontingjent i donacionit do të shërbej si masë mbrojtëse por edhe edukative për opinionin që të bëhet sa më shumë kujdes dhe të luftohet pandemia Covid-19, që ka përfshirë Kosovën por edhe mbarë globin.

“Ky kontigjent do të shërbej si masë preventive, mbrojtëse por mbi të gjitha edukative dhe ta sensibilizojmë opinionin që të jemi sa me të kujdesshëm dhe ta luftojmë sëbashku këtë të keqe e cila ka përfshirë edhe rajonin, Kosovën dhe mbarë globin. Kufizimet të cilat janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen dhe të shkojmë duke ulur infeksionin… ne duhet ta shtojmë kujdesin në kuadër të kësaj spitalet tona, personeli shëndetësorë është i mbingarkuar nga rastet dhe po duhet që të jemi 24 orë në përkujdesje apo në shqetësim permanent për çdo rast, çdo jetë dhe çdo pacient”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa ambasadori e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze ka thënë se në këtë donacion janë mbi 45 mijë maska dhe 450 rroba speciale të cilat do të shërbejnë për shëndetësinë e Kosovës, ndërsa ka uruar qe populli i Kosovës ta kaloj sa me lehtë pandeminë Covid-19.

ME TE LEXUARAT