Humbin jetën dy pacientë me Covid në Shkodër, njëri polic bashkiak

Aktualitet
Humbin jetën dy pacientë me Covid në Shkodër, njëri

Humbin jetën nga pasojat e Covid 19 ne Spitalin Rajonal të Shkodrës dy persona.

Mësohet se njëri prej viktimave është polic bashkiak në Shkodër, rreth 60 vjeç.

Mësohet se ata ishin negativizuar nga virusi, ndërsa ishin duke u trajtuar për pasojat e Covid.

Dy pacientët ishin të shtruar në reanimacion, në pavionin e dedikuar për Covid-19.

Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.

ME TE LEXUARAT