Humbi jetën nga Covidi, Voltana Ademi dedikim prekës për policin bashkiak
Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka përcjellë mesazh ngushëllimi për policin bashkiak, Rauf Guri që humbi betejën me koronavirusin.
Polici ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa po rikuperohej për pasojat e lëna nga Covid-19.
Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale Ademi e përshkruan policin si njeri të përkushtuar dhe familjar të mirë.
“Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.
Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.
Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi.