Humb jetën "Ver Llapa", personazhi i njohur në Tirane

Aktualitet
Humb jetën "Ver Llapa", personazhi i njohur në Tirane

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një personazh i njohur nga te gjithe ne Tirane. Behet fjale per Verin, nje nga nga personazhet më të njohur në rrugët e qytetit në Tiranë, i njohur me pseudonimin "Ver Llapa".

Veri i cili lëvizte kryesisht nga "21 dhjetori", u nxirrte gjuhën qytetarëve por edhe kërkonte para nga kushdo qe deshironte ti dhuronte dicka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është përdorur shpesh si krahasim në debatet politike ne Parlament por edhe ne komunikimin nderpartiak ne Shqiperi.

Ka qene kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të 'personifikuar' figurën qesharake që kanë përfaqësuar në politikë i ka krahasuar Presidentin Ilir Meta, dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha me personazhin e njohur, që humbi jetën sot.

Ver Llapen e kishin lidhur me politiken por edhe ai vete e kishte nje afeksion te tille pasi shpesh mbante ne duar gazeta por edhe pankarta qe lidheshin me aktualitetin politik ne vend.

Ish deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar ne lidhje me ngjarjen:

Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë , Verin që e njihnim jo vetem ne qē jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh . Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri .

Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mirē, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !

ME TE LEXUARAT