Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto me Arben Frrokun që vrau komisarin Lamaj, kreu i SHCBA Met Rrumbullaku kalon vettingun

Komisioni i Jashtem i Vleresimit konfirmoi në detyrë drejtorin e përgjithshëm te SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit është konfirmuar në këtë post nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.

Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Dy ditë më parë, Rrumbullaku ka dalë përpara këtij komisioni në seancën dëgjimore ku i është kërkuar të shpjegojë një foto me Arben Frrokun, i kërkuar për ekzekutimin e komisarit Dritan Lamaj në 2013.

Rrumbullaku deklaroi se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku. Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk u cilësua si kontakt i papërshtatshëm.

Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos si dhe gjatë seancës dëgjimore nuk u paraqitën dokumentacione të tjera përveç fotos që vërtetonin se Rrumbullaku ka njohje apo kontakte me Frrokun

Mer Rrumbullaku gjate seances se vetingut ne polici
Mer Rrumbullaku gjate seances se vetingut ne polici

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet