“E urrej celularin e mamit”, 7-vjeçari që preku botën

Soft

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E urrej celularin e mamit”, është letra e një 7-vjeçari në SHBA që pushtoi rrjetin.

Letra u bë publike nga mësuesja e tij, ku shkruante se donte që mami i tij të mos kishte kurrë celular. Shënimi i shkruar me dorë u shoqërua me një vizatim të një smartphone me një shenjë X sipër dhe një fytyrë të trishtuar.

Gjithçka filloi kur Jen Adams Beason, një mësuese e shkollës fillore në Luiziana dha ​​një detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve të saj të shkruanin për një shpikje që nuk u pëlqente dhe pse.

“Unë e urrej telefonin e mamasë time dhe uroj që ajo të mos ketë kurrë një të tillë. Ky është një zakon i keq“, shkruhet në letër.

Kjo është një situatë që mund të prekë çdo familje të ditëve të sotme, ku shumë prej punëve vazhdojnë edhe në shtëpi apo një pjesë e fëmijëve e prindërve qëndrojnë më shumë seç duhet në telefon, I-pad apo kompjuter. Teknologjia ka krijuar një distancë, mur të padukshëm mes prindërve dhe fëmijëve duke e zbehur këtë marrëdhënie.

ME TE LEXUARAT