Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E emëroi zv.ministër Financash, Rama: Erdhi Besarti te unë, jo unë te ai

Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Besart Kadisë si zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave në kabinetin e tij qeveritar.

Rama tha se ka ardhur Besarti vetë te ai dhe jo e kundërta dhe se dëshira e tij e madhe për t’u angazhuar ka bërë që t’i jepet një mundësi.

“E para njëher ka ardhur Besart te unë, nuk kam shkuar unë të Besarti. Përtej opinioneve, dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim një muindësi.

Është një djalë shqiptar që ka ide. Vlerësimet që ka bërë janë të kundërta me opinionet me mua. Është në një pozicion ku mund të vërë idetë e tij në zbatim.

Nuk jemi një parti që i shohim njerëzit si të tanët dhe të atyreve. Shpresoj që mos të jetë rasti i Besarti që të largohet.
Duam të kemi të bëjmë me njerëz sfidues. “-tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet