Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Duhet ngritur një komision hetimi”, Rama i përgjigjet Behgjet Pacollit: Njollat e gjakut…

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj letrës së ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për t’u bashkuar dhe për të hetuar krimet e Serbisë ndaj kosovarëve.

Nga emisioni “Real Story”, në News24, kryeministri Rama tha se pikërisht kjo gjë po diskutohet edhe brenda Partisë Socialiste, ngritja e një komisioni për të hetuar raportin e Dick Marty.

Mes të tjerash, kryeministri theksoi se ky komision nuk do të ngrihet për të hetuar Bashën, por akuzat se janë kryer krime lufte edhe në zona të caktuara brenda Shqipërisë.

“Letra e Pacollit sot faktikisht është motamo ajo çka është në idenë e një grupi njerëzish brenda PS për të ngritur një komision, s’ka lidhje fare me Bashën, nuk hyn fare ai këtu.

Çështja e Bashës, është çështje e karakterit të lidershipit. Çështja e Kosovës dhe akuzave të bëra mbi lidershipin e UCK, ku kanë interferuar në mënyrë të vazhdueshme ngjarje të presupozuara, në Shqipëri është një çështje transparence dhe kontributi, që Shqipëria duhet të japë në këtë proces, në mbështetje të atyre njerëzve që janë në Hagë.

Ata duhet t’i nënshtrohen një procesi gjyqësor dhe këtu është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Unë jam ngritur kundër asaj fletërrufesë që doli jashtë çdo konteksti të drejtësisë ndërkombëtare.

Në këtë proces, Shqipëria si anëtare e Këshillit të Evropës, dhe Pacolli ka shumë të drejtë, duhet të ngrejë një komision jo për Lulzim Bashën, por për të renditur faktet, sepse ka dokumente lidhur me procese hetimore të zhvilluara në Shqipëri.

Për një njollë gjaku, të prezumuar si gjaku i një torture apo keqtrajtimi çnjerëzor në atë fantazmën Shtëpi e Verdhë, faktikisht këtu jo vetëm është bërë hetim, por është shkëputur fare suvaja dhe është bërë ADN dhe ka rezultuar se nuk ka qenë gjak njerëzish, por bagëtish.

Po ju flas për diskutime të brendshme të bazuara në të dhëna të brendshme”, u shpreh kryeministr

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet