Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19, Manastirliu: Kemi infektimet më të ulëta në rajon! 20% e shtretërve në spitale, të e lirë

Ministria Ogerta Manastirliu në një komunikatë për mediat këtë të enjte ka sqaruar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ajo shprehet se java e 46-të e pandemisë që nga fillimi ka regjistruar numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Përsa i përket shifrave të të infektuarve, ajo thotë se incidenca e infektimit në Shqipëri është më e ulëta në rajon.

“Më lejoni të ndalem shkurt të situatës epidemiologjike në vend. Aktualisht kemi të konfirmuara me COVID në total prej 29.837 rastesh me një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin, kjo incidencë është më e ulët se sa incidenca mesatare e rajonit dhe Europës.

Prej rasteve të konfirmuara në javën e 46, 52 % janë femra dhe 48 % meshkuj. Përsa i përket fataliteteve, aktualisht kemi 646 humbje jete që korrenspondojnë 22.7 vdekje për 100 mijë banorë.

Vlerësohet se java e 46-të është java me numrin më të lartë të vdekshmërisë. Situata në spitale në 3 strukturat e dedikuara aktualisht, kemi të zëna 420 shtretër, rreth 20 përqind është e lirë. Struktura e katërt është gati për pacientët” – tha ministrja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet