Akuzat e PS, Lulzim Basha tregon për herë të parë ku ndodhet kaseta e masakrës së Krushës

Aktualitet
Akuzat e PS, Lulzim Basha tregon për herë të parë ku ndodhet

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shpjeguar për herë të parë se ku ndodhet kaseta e masakrës së Krushës për të cilën opozita është duke e akuzuar javët e fundit.

"Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga BBC, nga Dash Peza si përkthyes i BBC", ka thënë Basha në Opinion.

Ai mohoi ta ketë takuar autorin e regjistrimit, kur tha se "Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Milaim Bellanica".

"Kurrë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK. Nuk kam marrë pjesë në asnjë arrestim, arrestimet i bën policia", ka theksuar Basha.

ME TE LEXUARAT