Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Adriatik Llalla rrezikon burgun, GKKO i heq sekuestron e pasurisë

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

”Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që ish-kryeprokurorit iu sekuestruan në vitin 2018, saktësisht

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë

Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite. Kujtojmë se Lalla i ka të hapura llogaritë me drejtësinë që prej 3 vitesh teksa SHBA e ka shpallur non-grata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet