Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, telefonata ndaj vëllait del një shaka e hidhur

Vajza 19-vjeçare nga Shqiperia Artemis Vasili rezulton e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi.

Avokati i familjes shqiptare, Anastasios Dougas tha sot se vëllai i vajzës kishte marrë disa mesazhe, që dyshohen nga një grua, e cila i kërkoi 5 mijë euro me kusht që të shikonte motrën.

Pas një serie mesazhesh, shuma ra në 1,111 euro. Kur vëllai i kërkoi foto ose për të folur me motrën, atëherë gruaja ndërpreu komunikimin dhe u zhduk. Rasti u denoncua te autoritetet greke.

Policia greke dyshon se kemi të bëjmë me një shaka të hidhur nga një person që ka luajtur me gjendjen e familjarëve të vajzës së zhdukur.

Një tjetër gjë që ka habitur familjarët lidhet me faktin se më 8 dhe 9 nëntor, email-i i vajzës u përdor nga një person i panjohur, ndërsa telefoni u mbyll që ditën që humbi.

Babai i shqiptares bëri edhe një herë thirrje për ndihmë për të gjetur vajzën e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet