Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekjet në rradhët e mjekëve, Meta thirrje Qeverisë: Koha për të vepruar!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të mbështesë personelin mjekësor të spitaleve COVID, ata të qendrave rajonale dhe mjekët e familjes me trajtim financiar suplementar.

Kreu i shtetit thekson se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Mes të tjerash Presidenti shton se koha për të vepruar nuk pret më.

MESAZHI I METËS

Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet