Vala e dytë e pandemisë, New Yorku mbyll shkollat

Bota
Vala e dytë e pandemisë, New Yorku mbyll shkollat

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen shkollat në këtë qytet.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shprehet se ky vendim ka ardhur pasi është arritur pragu mesatar në 7 ditët e fundit.

Blasio thotë se duhet luftuar vala e dytë e pandemisë së koronavirusit.

“Qyteti i Nju Jorkut ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të pozitivitetit.

Për fat të keq, kjo do të thotë që ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen që nga nesër, e enjte më 19 nëntor.

Ne duhet të luftojmë kundër valës së dytë të COVID-19”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT