Situata e COVID/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave dhe të pasaportave në Tiranë

Aktualitet
Situata e COVID/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave dhe të

TIRANË- Ambasada Gjermane ka mbyllur zyrën e vizave dhe Pasaportave në Tiranë, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ambasada.

"Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë", njofton ambasada.

ME TE LEXUARAT