Shpërthim me tritol pranë shkollës Pyjore në Shkodër, detajet e para

Aktualitet
Shpërthim me tritol pranë shkollës Pyjore në Shkodër,

Një shpërthim me tritol është regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal pranë shkollës Pyjore, në Unazën e Shkodrës.

Deri më tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë.

Tritoli thuhet se ishte vendosur në derën e lokalit, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT