Shifra rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 21 të vdekur në 24 orë

Kosovë&Rajon
Shifra rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 21 të vdekur

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se nga 3.398 testime janë regjistruar 1.406 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 persona.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni rastet e reja janë konfirmuar 627 janë në Shkup, 73 Kumanovë, Dibër 1, Shtip 37, Prilep 98, Tetovë 72, Strugë 17, Veles 55, Manastir 51, Ohër 57, Gostivar 84, Gjevgjeli 11, Strumicë 30, Kriva Pallankë 10, Radovish 9, Krushevë 8, Koçani 34, Probishtip 4, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 2, Pehçevë 1, Berovë 2, Vallandovë 8, Vinicë 20, Dellçevë 6, Kratovë 2, Sveti Nikole 11, Kërçovë 10, Resnjë 13 dhe Negotinë 11, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 937 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e dëri më tani në numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 50,015 mes të cilëve kanë humbur jetën 1,397 qytetarë.

ME TE LEXUARAT