Sherr i dhunshëm me hunj dhe karrige, antena për celularët trazon keq lagjen

Bota
Sherr i dhunshëm me hunj dhe karrige, antena për celularët trazon

Vendosja e një antene celulari sipër shtepisë së një banori në lagjen Esenyurt në Stamboll ka shkaktuar reagimin e fortë të banorëve.

Madje, siç raportojnë mediat turke, situata ka degjeneruar ku mes banorëve ka patur përplasje të dhunshme fizike. Banorët përreth kundërshtojnë vendosjen e antenës me argumentin se ajo i dëmton shëndetin, ndërsa pronari i shtëpisë këmbëngul në të kundërtën duke synuar përfitimin e të ardhurave nga qiraja.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë gjatë kësaj përplasjeje, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debat.

ME TE LEXUARAT