Rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19, Greqia vendim për mbylljen e kufijve

Kosovë&Rajon
Rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19, Greqia vendim për

Greqia po shqyrton vendimin për mbylljen e kufijve tokësorë me vendet fqinje.

Kjo erdhi për shkak të rritjes së madhe të rasteve të të infektuarve dhe viktimave, pas shpërthimit të valës së dytë të pandemisë, në kërkim të një mënyre për të frenuar shpërthimin.

Pas rekordit të ri të të infektuarve 3,209 rasteve të reja sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis thirri një takim të jashtëzakonshëm sapo u kthye nga Abu Dhabi, ndërsa pritet që sërish nesër të ketë një takim.

Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë, Tsiodras ngriti alarmin për Greqinë veriore kërkoi që zonat si Grevena, Pella, Drama, Pieria, Larissa, Florina, Halkidiki dhe Evros, të kenë një vëmendje të shtuar.

“Përhapja e koronavirusit prek secilin prej nesh dhe ushtron presion në sistemin shëndetësor kombëtar. E gjithë Greqia Veriore është në ‘të kuqe’”, tha Tsiodras.

Burime për “Zougla” nga tryeza e diskutimeve bëjnë me dije se po shqyrtohet shtrëngimi i kontrolleve në kufijtë tokësorë të vendit ose si mjet i fundit edhe mbyllja e tyre.

ME TE LEXUARAT