Rimbursimet për Covidin, Manastirliu: Skemën e mjekimit e jep mjeku i familjes

Politikë
Rimbursimet për Covidin, Manastirliu: Skemën e mjekimit e jep mjeku i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me rimbursimin e ilaçeve që i nevojiten një pacienti me Covid-19 për t’u trajtuar.

Manastirliu tha se duke filluar nga nesër qeveria do të rimbursojmë trajtimin ambulator në banese për dy forma të sëmundjes, forma e lehtë dhe forma e moderuar për të gjithë popullatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo deklaroi se për këtë mbulim universal për trajtimin e Covid, ka vetëm një kurë që qeveria do ta ribursojë.

“Ajo çfarë mendoj që publiku duhet të dijë është se mjeku i familjes është personi i autorizuar për të dhënë këtë skemë mjekimi. Skema e mjekimit për format e lehtë dhe moderuar përmban antibiotikët, antiflamatorët, vitamita C dhe D, etj po ashtu dhe skema e dytë pra ka të gjithë barnat për simptomat që paraqesin pacientët.

Mjeku i familjes është ai që vendos, ai ka një udhëzues dhe në bazë të këtij udhëzuesi ku ka dhe terapinë një qytetari me simptoma të përcaktuara, për moshën e caktuar të pacientin”, u shpreh ajo në Abc News.

Ministrja theksoi se për vitin 2021 qeveria ka vendosur 1.2 miliardë lekë për ato që do të trajtohen në shtëpi për popullatën.

“Skema varion dhe maksimumi i saj është 106 dollarë, fillon nga një masë e caktuar në varësi të simptomave, pasi mund të kesh temperaturën dhe mjeku e vendos se çfarë duhet të marrësh saktësisht.

Ka një udhëzim të përcaktuar në bazë të asaj që ne njohim, deri më sot ne e kemi rifreskuar trajtimin e pacientëve ambulatorë, këtë vendim e morëm për mbështetjen e qytetarëve dhe të familjeve.

Skema e rimbursimit do të funksionojë mirë pasi prej vitesh ajo ekziston.

E rëndësishme për këtë është se ne e kemi një udhëzim të konsoliduar dhe në momente të caktuara ky udhëzim do të ndryshojë në varësi të simptomave që shfaqin qytetarët me Covid.

Mjeku i familjes ka një lidhje direkte me operatorin shëndetësor që në kohe reale jep informacionin për pacientët pozitiv dhe mjeku mban informacionin për rastet e dyshuara.

Testi që diagnostikon qytetarët është përfitojnë një pjesë të skemës edhe nëse dalin negativ do të marrin një pjesë të ilaçeve për infeksionet virale, por kryesisht skema e rimbursimit kryesisht është për pacientët me Covid”, theksoi Manastirliu.

ME TE LEXUARAT