Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rekord rastesh me Covid në Brazil, spitalet të mbingarkuara

Tashmë prekur rëndë nga koronavirusi, Brazili, vendi i dytë më i prekur në botë, ka regjistruar një rritje të shtrimeve në spital duke rritur frikën për një valë të dytë të ngjashme, që ka pushtuar tashmë Europën dhe SHBA-në.

Në këtë vend me 212 milionë banorë, është tejkaluar shifra prej 5,9 milionë të infektuar me koronavirus, me një rritje prej 71% të numrit mesatar të rasteve ditore, megjithëse ekspertët ende përjashtojnë ardhjen e një vale të dytë të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 262 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5 909 002.

Mesatarja lëvizëse e të infektuarve dje ishte 29,674, një shifër që përfaqëson një rritje prej 71% krahasuar me mesataren e vërejtur dy javë më parë.

Rritja e numrit të pacientëve të rinj është vërejtur në disa shtete, përfshirë Sao Paulon, më i prekuri nga pandemia si për nga a numri i vdekjeve ashtu dhe i infeksioneve.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë njoftuar 676 të vdekur duke e çuar numrin total në 166 743.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet