Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paralajmëron virologia kineze e cila zbuloi e para koronavirusin: Pandemi të tilla do të ketë edhe në të ardhmen

Shi Zhengli, virologe e njohur botërore, shkencëtare e cila izoloi kodin gjenetik të coronavirusit, është e njohur si “gruaja lakuriqe” për shkak se prej vitesh ka studiuar lakuriqet tek të cilët ishte formuar coronavirusi.

Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë kur i telefonuan që të kthehet në Wuhan, sepse në një spital ishin pranuar dy pacientë me ndezje të pazakontë të mushkërive, transmeton Telegrafi.

Fjala është për rastet e para të prekur me COVID-19, virus ky që shkaktoi pandeminë dhe për një vit infektoi më shumë se 55 milionë njerëz dhe 1.3 tjerë humbën jetën.

Megjithatë, ndoshta edhe mund të mos jenë rastet e para me coronavirus sepse pacienti 55-vjeçar nga provinca kineze Hubei është pacienti zero – dhe është zbuluar pikërisht një vit më parë.

Nga rastet e para me coronavirus e deri më sot është mësuar shumë për virusin, simptomat, mënyrën e bartjes, shërimit – e bota është një hap larg vaksinës që do të mund ta shfaroste pandeminë, por … “gruaja lakuriq” paralajmëron se pandemia të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet