Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta-të rinjve: Do bëj gjithçka për t’iu mbështetur në realizimin e ëndrrave

Presidenti Ilir Meta priti këtë të mërkurë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maskimale në Shqipëri dhe universitete të botës.

Kreu i shtetit tha se ata ndanë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave që garantojnë mundësi punësimi dhe karriere.

“O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR! Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.”

Meta premtoi se do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur të rinjtë në plotësimin e ëndrrave.

“Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.”

Sipas Presidentit, referendumi i 25 prillit 2021është rruga më e sigurt për të realizuar objektivat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet