Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merr konfimimin testi i shpejtë, rezultati në shtëpi për 30 minuta

Federata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit i dha dritën jeshile testit të parë të shpejtë të koronavirusit që mund të kryhet në shtëpi.

Testi molecular një përdorimësh Lucida Covid 19 është i pari që mund të vetëadministrohet krejtësisht dhe rezultatin e jep brenda 30 minutash. Komisionari I FDA, Stephen Hahn e quajti këtë mënyrë testimi si një avansim tejet të rëndësishëm në raport me diagnostikimin e sëmundjes, I cili do të ndihmojë sipas tij të reduktohet barra e përcjelljes së sëmundjes.

Materiali, individi e merr vete përmes tamponit I cili vendoset më pas në një provëz të kitit që mund të mbahet në dorë dhe rezultati del brenda gjysmë ore ose edhe më pak. Ekrani i ndriçimit i njësisë tregon nëse një person është pozitiv apo negativ për virusin SARS-CoV-2.

Ky lloj testi do të jetë fillimisht I disponueshëm në sasi të kufizuara në Florida dhe Kalifornia, ndërsa në pranverë, besohet se do të mund të kalojë për përdorim të gjerë. Sekretari amerikan I shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, Alex Azar tha në një deklaratë të tij se testi I ri I shtohet arsenalit në zgjerim të opsioneve të testimeve anti-covid 19. “Administrata Trump ka ndërtuar sistemin më të madh të testimit në botë, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim si zhvillimin ashtu edhe prodhimin e testeve që e bëjnë më të lehtë diagnostikimin e sëmundjes, e që janë më të aksesueshme për popullin amerikan”, shtoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet